Kercova, qe njihet si qytet i vogel, dalngadale behet pjese e madhe dhe e rendesishme e nje cikli ne te cilin investohet per zhvillim te arsimit dhe rritje te diturise te gjeneratat e reja, te cilet kane vizione per nje te ardhme me perspektive.
Kater nga deget me te spikatura te Universitetit Shtetror te Tetoves tashme funksionojne edhe ne Kercove.
Te gjithe nxenesit nga Kercova te cilet, per shkaqe te ndryshme, dikur nuk kishin mundesi te vazhdojn studimet jashte qytetit tani kane mundesi kete ta bejne ne Kercove.
Fakulteti Juridik, Drejtimi gjyqsor; Fakulteti Ekonomik, Drejtimi Administrate Biznesi; Fakulteti Filologjik, respektivisht Gjuha Angleze dhe Fakulteti i Informatikes jane kater alternativat per mundesi studimi ne Kercove.
“Fakultetet te cilet jane ne dispozicion i plotesojn te gjitha kushtet per ndjekje te rregullt te ligjeratave. Objekti te cilin perkohesisht e kishim me heret , si nje objekt I vjeter qe ishte, kishte mangesi, por tani me vendosjen ne objektin e ri gjithcka shkon ne rregulle. Vetem Fakulteti Juridik ne Kercove numeron rrethe 220 stundete te rregullte. Kemi kuader te mjaftueshem profesoresh te per te cilet, nese jane nga qytete te tjera sigurohet edhe transporti. Me plot bindje mund te them qe Fakultetet disponojn kushte edhe per studime pasdiplomike. E vetmja gje negative eshte qe, fatkeqsishte, interesimi i studenteve per te vijuar studimet ne Kercove eshte i vogel, shpresojm qe numri i tyre cdo vit e me shume te rritet”, keshtu u shpreh Arlind Ajre, administrator i USHT-se ne Kercove, ne nje deklarat per Revisten Studenti.
Pas kontaktit tone me disa nga studentet ato pohojn: “Vendosa te vazhdoj studimet ne Kercove sepse e kemi me afer fakultetin dhe evitoj shpenzimet e teperta. Personalisht jam I kenaqur nga ndjekja e ligjeratave ketu edhepse disahere shfaqen edhe parregullsi si vonesa e profesorave ne ligjerata. Megjithate mendoj qe fakulteti I ploteson te gjitha kushtet per tu quajtur i tille”, tha per Revisten Studenti Isa Osmani, studente ne Fakultetin Ekonomik, Administrate Biznesi.
Edhe nga ajo qe pame vete ne, objekti i USHT-se ne Kerccove ishte nja nga qendrat me te organizuara dhe me te pershtatshme per studime.